Tensionet e fundit, del në dritë ”qyteti i predhave”. Baza sekrete nëntokësore e…

0 382

Tensionet në detin Persik janë rritur ndjeshëm mes anijeve iraniane dhe atyre amerikane. Garda Revolucionare e Iranit ka krijuar një bazë të re nëntokësore, që ndodhet në një vend sekret në Gjirin Persik. Fotot nga përurimi u botuan nga media shtetërore, pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani nga amerikanët.

Kjo është vetëm një prej bazave ushtarake të Gardës, të konsideruara si strategjike. Në pamjet e publikuara shfaqen kamionë ushtarakë të pajisur me armatime dhe predha antianije.

Vitin e kaluar, Garda Revolucionare njoftoi ndërtimin e disa bazave, të quajtura “qytetet e predhave”, përgjatë bregut në detin Persik, duke paralajmëruar “makthe për armiqtë e Iranit”.

“Këto predha kanë rreze me qindra kilometra, kanë saktësi milimetrike, fuqi të madhe shkatërruese dhe arrijnë të shmangin radarët e armikut”, tha për median shtetërore Gjeneral Major, Hossein Salami.

Leave A Reply

Your email address will not be published.