Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, kancelari gjerman zbarkon në Moskë

0 148

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Pritet që ai të japë mesazhin se ata janë të hapur për dialog për shqetësimet e sigurisë së Rusisë, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton. Ukrainë.

Ndërkohë, disa trupa në distriktet ushtarake të Rusisë, në kufi Ukrainën u kthyen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes .

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, gjithashtu do të vizitojë Belgjikën, ku do të takohet me aleatët e NATO-s , Lituaninë dhe Poloninë, një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov shprehu shpresën për diplomaci, pasi i kërkoi Putinit të vazhdonte bisedimet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.