Tensionet në Mesdhe, Erdogan-Greqisë: Përgjegjës për çdo pasojë në rajon

0 268

Raportet mes Greqisë dhe Turqisë, janë të tensionuara. Athina bëri me dije se ka dërguar anijet ushtarake për stërvitje pranë zonës ku Turqia është duke kërkuar për burime natyrore te gazit në pjesën e diskutueshme të Mesdheut.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan akuzoi Greqinë se po “rrezikon sigurinë lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e kishte shtyrë Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të largohet”.

Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku anija kërkimore Reis e Turqisë tani po studion për burime natyrore.

Athina i cilëson këto kërkime të paligjshme. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deri më tani e kanë mbështetur Greqinë, por vendet e BE duket se kanë qëndrime të ndryshme për një kërkesë të Athinës për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.