Tërmetet në Europë/Lëkundje në Kroaci, Islandë dhe Greqi

0 336

Kjo javë është e ngarkuar me aktivitet të lartë sizmik në Europë dhe kryesisht në Ballkan. Përveç tërmetit që goditi Larisën në Greqi me magnitudë 6, i shoqëruar me disa pasgoditje të magnitudave 4 deri në 4,9, aktivitet sizmik ka pasur në disa vende të tjera të Ballkanit.

Mëngjesin e sotëm lëkundje me magnidutë 4,1 janë ndjerë në Kroaci, ndërsa javën e kaluar, ka pasur tërmete në Rumani (më 27 shkurt, i magnitudës 4,1, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Moldavi, Bullgari, Rumani dhe Ukrainë).

Në Shqipëri, lëkundjet e fundit u regjistruan mëngjesin e 24 shkurtit, në zonën e Durrësit, të magnitudës 3,2 dhe 3,5. Në Europë, duket se Islanda ka qenë vendi më i përfshirë nga tërmetet, me disa lëkundje të magnitudës 4 brenda 24 orëve të fundit, me e madha 4,7.

Leave A Reply

Your email address will not be published.