Tërmeti/ Artistët këngë me poezinë e Çun Lajçit, Edmond Zhulali: U përlota me vargjet e tij

0 32

Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë i cili tronditi Durrësin dhe mbarë Shqipërinë ka lënë mbresa në memorien e shumë shqiptarëve.

Artistë, këngëtarë dhe kompozitorë janë mbledhur bashkë dhe kanë menduar që të bëjnë një këngë me këtë rast. Kompozitori Edmond Zhulali i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se tërmetin e ndjen të gjithë njerëzit, por edhe artistët, pasi ata kanë ndjeshmëri më të hollë.

Zhulali u shpreh se në lidhje me këtë ngjarje tragjike që preku ndjenjat e një kombi të tërë, artistët janë mbledhur dhe kanë menduar të bëjnë një këngë. Ai tha se për tekst të këngës janë zgjedhur disa vargje të Çun Lajçit, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjet pasi ishin prekëse.

Edmond Zhulali theksoi se i kërkoi dikujt të lexonte vargjet e Çun Lajçit, por se ai nuk mundi t’i çojë deri në fund ato, pasi u prek vetë emocionalisht nga emocionet që përcillte poezia.

“Shqipëria dhe shqiptarët po kalojnë një nga momentet më të vështira të historisë. Kjo ishte një ngjaje tragjike, më lejoni të shpreh solidaritetin tim. U prekëm nga kjo ngjarje. Ne artistët e përjetuam. Ne u mpimë fillimisht. Kur kam parë poezinë e mrekullueshme të Çun Lajçit që u përhap me shpejtësi dhe kur lexoi dikush, unë ndalova leximin, se po përlotesha, më emocionuan. Menduam të bëjmë një këngë mbi vargjet e Çun Lajçit. Ditët e tërmetit i kemi kaluar në studio duke punuar gjatë gjithë kohës. E lexova diku se historia vjen përmes këngës dhe unë mendoj se kjo këngë shpreh dhimbjen dhe dashurinë mes shqiptarëve, mes njerëzve, dashuria e madhe me vendin tonë”, tha kompozitori Zhulali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.