Tërmeti/Xhaferaj: Shkaktarët e tragjedisë u shpërblyen me poste të larta. 25 prilli, përmbysja e Ramës edhe në Durrës

0 289

Kryedemokrati i Durrësit, njëkohësisht kandidati për deputet në këtë qark, Ferdinand Xhaferaj denoncoi shkeljet e hapura të bëra sipas tij nga qeveria në mënyrën se si administroi krizën e tërmetit në këtë qark. Në ”Euronews Albania”, ai tha se banorët e qarkut të Durrësit u preken fillimisht nga tërmeti dhe më pas nga pandemia.

”Mënyra se si e keqadministroi Rilindja Durrësin si edhe ajo që ofron programi i Partisë Demokratike i ka bërë qytetarët të kërkojnë përmbysje në 25 prill. Durrësi një qytet i goditur dy herë, një herë nga tërmeti dhe një herë nga pandemia. Këtyyre të dyjave i shtohet edhe keqadministrimi nga qeveria. Sepse qeveria ka dështuar krejtësisht në administrimin e problematikave të tërmetit. Nuk po flas këtu për propagandën 3D të Ramës, por për realitetin me të cilin përballen banorët e këtij qarku. Ka më shumë se 15 muaj që ka ndodhur tërmeti dhe nuk ka dalë ende përgjegjësia. Kjo nuk ka dalë sepse është investuar qeveria në këtë drejtim. Qyetarët nuk do të gjejnë qetësi deri sa të vendoset drejtësi për atë që ndodhi. Unë gjithnjë e kam thënë se nuk vrau tërmeti, por vrau masakra urbane. Vrau shkelja e rregullave të urbanistikës. Ato 51 viktima nuk do të gjejnë qetësi deri sa të vendoset drejtësia. Por drejtësia nuk po vendodet sepse është investuar drejtpërdrejt Edi Rama”, tha Xhaferaj.

Ai shtoi se qeveria prishi me urgjencë pallatet e dëmtuara nga tërmeti për shkak të lejeve të paligjshme apo ndërhyrjeve në struktura që u lejuan nga administrate, për të fshehur përgjegjësinë në tragjedinë që ndodhi në Durrës. “Menjëherë pas 26 nëntorit ishin 36 pallatë të dëmtuara shumë rëndë, ato 36 pallate u kthyen në sheshe ndërtimi duke u prishur urgjentisht? Pse u prishën me urgjencë? U prishën për të fshehur gjurmët. Nga këto sheshe vetëm në dy ka filluar ndërtimi dhe e di i gjithë qyteti se përse ka filluar ndërtimi vetëm aty, sepse lidhen me dy funksionarë të PS-së. Kanë qenë disa persona në ndjekje penale për shkeljet qëe çuan në tragjedinë që u përball ky qark dhe në vend që të dënoheshin u graduan me detyra të tjerë në bashki. Pse? Sepse duhej blerë heshtja e tyre. Unë nuk flas me opinion, flas me fakte dhe këto që po them janë fakte”, përmbylli Xhaferaj.

Nga ana tjetër, ai denoncoi abuzimet me ndërtimin e shkollave nga qeveria, të cilat sipas tij po bëhen pa asnjë standard dhe se i vetmi qëllim është abuzimi me fondet. Ai mori shembull shkollën “Njazi Mastori” në Sukth, të cilës filloi t’i rridhte tavani një javë pas inagurimit nga kryeministri.

“Studimet e Bankës Botërore tregojnë se mesatarja e kostos për të ndërtuar një shkollë në Shqipëri është 1 miliard lekë, kurse këta ndërtojnë shkolla 3 miliard lekë vetëm e vetëm për të vjedhur duke përfituar edhe në kohë pandemia dhe rtagjedie. Edi Rama inaguroi shkollën “Njazi Mastori” në Sukth dhe në jave pasi iku ai, shkolla filloi të rridhte sërish ujë. Janë 103 pallate të klasifikuara DS4, me dëmtime të rënda, dhe vetëm në janar të këtij viti u zgjodh firma fituese për të bërë projektet. Ata qytetarë e dinë se brenda këtij viti mbaron vetëm projekti. E imagjinon dot se kur mbarojnë shtëpitë e tyre? Kurse Edi Rama doli dhe tha se për 5 muaj do të mbarojë rindërtimi i shtëpive të tyre”, u shpreh Xhaferaj.

Për më tepër, ai nënvizoi se shumica dërrmuese e familjeve të këtij qarku kërkojnë përmbysjen në 25 prill. Xhaferaj tha se banorët e qarkut të Durrësit, u preken nga tërmeti dhe pandemia, ndërsa këtyre të dyjave iu shtua edhe keqmenaxhimi nga qeveria duke rënduar gjendjen e tyre financiare. Kandidati i PD-së me Nr.5 në Durrës u shpreh se kur qytetarët kanë një moment reflektimi përtej propagandës së Edi Ramës kuptojnë se viti 2021 ishte viti më i keq për familjet e tyre gjatë të gjithë tranzicionit të vendit.

”Kudo në qytet ndihet forca e ndryshimit, e cila është e pandalshme. Nuk bëhet fjalë për rotacion, por për referendium. Pavarësisht nëse janë në biznes apo punonjës në arsim, administratë apo janë pensionistë ose të rinj, shumica dërrmuese e familjeve durrsake e duan ndryshimin. Kur shkojnë në shtëpi dhe kanë një moment reflektimi përtej propagandës së Edi Ramës ata kuptojnë se viti 2021 është viti më i keq i tranzicionit shqiptar për ta”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.