Testi i gjakut për Covid-19, zbulon nëse një person do të mbijetojë

0 358

Një test gjaku është duke u zhvilluar në mënyrë që të mund të parashikojë nëse pacientët me Covid-19, do të kenë nevojë për kujdes intensiv ose nëse kanë të ngjarë të mbijetojnë, menjëherë pasi të shfaqen simptomat. Ky test mund t’u mundësojë mjekëve që të drejtojnë trajtimin intensiv te pacientët më në nevojë duke rritur shanset e tyre për mbijetesë.

Biokimisti Markus Ralser dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjak të pacientëve me Covid-19, që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave. Ata kanë ndjekur 160 pacientë me Covid-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes

”Ideja është që t’u sigurojmë mjekëve një ”pamje dixhitale” sesa i sëmurë është një pacient, diçka që nuk mund ta thuash domosdoshmërisht vetëm duke i parë, e cila mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. Në rastin e Covid-19, vihet re një fenomen i quajtur ”hipoksi e lumtur”, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt”.

Testi është përdorur në 24 pacientë të sëmurë rëndë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18/19 njerëz që mbijetuan dhe për 5/5 pacientët që ndërruan jetë. Hapi tjetër është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.