Thaçi dhe Veseli në Hagë/Rama: Fletërrufe që hedh baltë mbi gjithë shqiptarinë

0 37

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvend, tha se aktakuzat janë fletërrufe që hedh baltë mbi gjithë shqiptarinë.

“Të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim, tribunalit të speciales një aktakuzë, ku mes të tjerash Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur të regjimit të Millosheviçit, themelues të UÇK-së u dyshuakan për krime që sfidojnë kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje, tortura dhe zhdukje. Në fakt, fjala dyshim kur lexon tekstin për tmerret e shpërndarjes së Jugosllavisë, që pa mbushur të 30-tat i hyn detit në këmbë dhe duke vënë jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte herezi ndërkombëtare. Dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez. Ai tekst një rrufe që godet përtej dy emrave, një njoftim që nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thaçin dhe Veselin, as mbi UÇK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë”.

Nga ana tjetër, Rama tha se prokuroria speciale që ka ngritur aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit është një gjyqësi eksperimentale ndërkombëtare. “Përballë historisë as Hashim Thaçi, as Veseli dhe as Haradinaj, në 21 vite si vetë UÇK-ja në tërësi nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj aktakuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë atë vetë. Historinë e panadshme të asaj pjesë të kombit shqiptar që quhet Kosovë. Është falë tyre që u trondit ndërgjegja e fjetur e perëndimit demokratik në raport me Kosovën”.

Për më tepër, Rama tha se e gjithë bota e di se Serbinë nuk e bombardoi Thaçi dhe Veseli. Kryeministri vlerësoi shembullin që jep Kosova në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i indinjuar edhe për ata persona që flasin në emër të pastër të luftës të UÇK-së, duke thënë se kjo është e kuptueshme dhe as që është diskutuar ndonjëherë dhe falë atyre që luftuan sot që Kosova është një vend i lirë dhe nuk ka më mbi krye armikun.

Leave A Reply

Your email address will not be published.