The Guardian: Të larguarit nga Ukraina do të pajisen me leje qëndrimi për 3-vjet

0 150

Bashkimi Europian po përgatitet t’u sigurojë ukrainasve që largohen nga lufta të drejtën për të qëndruar dhe punuar në BE deri në tre vjet, shkruan The Guardian.

Të paktën 400,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në BE deri më tani, tha komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson pas një vizite në një pikë kufitare midis Rumanisë dhe Ukrainës .

“Ne duhet të përgatitemi për miliona refugjatë që pritet të largohen nga Ukraina”, tha ajo.

Ministrat i kërkuan të dielën Johansson-it të përgatisë propozime për të nxitur direktivën e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e hartuar pas luftës së viteve 1990 në Ballkan, por që nuk është përdorur kurrë deri më tani.

E krijuar për të trajtuar ardhjet masive të refugjatëve në bllokun 27-vendesh, direktiva parashikon të njëjtin nivel mbrojtjeje në të gjitha shtetet e BE-së, duke përfshirë nleje qëndrimi dhe mirëqenie sociale.

Johansson tha se shpresonte që ministrat e brendshëm të BE-së të bien dakord deri të enjten për skemën e mbrojtjes për personat që largohen nga Ukraina.

Leave A Reply

Your email address will not be published.