Tragjedia nga tërmeti, 45 viktima dhe 750 të plagosur (FOTO/VIDEO)

50

Tërmeti i së martës, 6.4 ballë ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Llogariten se 45 persona kanë humbur jetën, 45 janë shpëtuar nga rrënojat dhe 750 janë plagosur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetën trupat e pajetë të 22 personave. Sipas MM, operacioni vijon aktualisht në Durrës, ku po kërkohet në 3 hotspot nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.

ORA 16:00/Pasojat e tërmetit, OKB dërgon dy ekspertë për të vlerësuar katastrofën

Dy ekspertë të OKB që merren me vlerësimin e katastrofave dhe koordinimin e punës për kapërcimin e pasojave, janë dërguar në Shqipëri për t’i ardhur në ndihmë qeverisë.  Zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric tha se do të dërgohen ndihma dhe se Kombet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare për t’u gjendur pranë në çdo nevojë. “OKB ndodhet pranë shqiptarëve dhe shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Dy ekspertë janë dërguar për të vlerësuar dëmet e katastrofës që krijoi tërmeti i 26 nëntorit” thotë Dujarric.

ORA 15:25/Një tjetër viktimë nxirret nga rrënojat në Durrës

Një tjetër viktimë është nxjerrë nga rrënojat në zonën e Kënetës në Durrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 42.

FOTO/LAJM-Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Ora 14: 27/ Arrin në 41 numri i viktimave

Shkon ne 41 numri i viktimave nga tërmeti tragjik, që goditi vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është konfirmuar viktima e 41 nga tërmeti. U nxor trupi i pajetë nga rrënojat e hotelin “Miramare” në Durrës.

ORA 14:25/Tjetër lëkundje, epiqendra në Adriatik

Të tjetra lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 14:25. Raportohet se goditja ka qenë 3.9 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Ambasada e SHBA: Jemi krah vendit tonë mik dhe aleat

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.” thuhet në postimin e ambasadës amerikane ku ndër të tjera shprehet mbështetje për vendin tonë në situatën e krijuar pas lëkundjeve të forta të tërmetit. “Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë”.

ORA 12:00/ Lëkundje të tjera tërmeti

Dy lëkundje të forta brenda pak minutave me epiqendër në detin Adriatik kanë rënë në mesditë. Njëri në orën 11:25 dhe tjetri në orën 11:52. Sipas faqes që regjistron lëkundjet e tërmeteve EMSC, mësohet se magnituda e tërmetit të parë, ka qenë 4.6 me thellësi 10 km.

Ndërsa magnituda e tërmetit të dytë ishte 5.1. I dyti ishte në rritje nga i pari. Por edhe në Fushkrujë ka rënë tërmet në 4.6 ballë. Qytetarët e Tiranës kanë dalë nga shtëpitë dhe janë në rrugë ose duke ikur nga kryeqyteti.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.