Thirrja nga Civici për qeverinë: Vendi ka nevojë për një paketë të tretë ndihmëse

0 284

Për ekspertin e ekonomisë në vend, Ardian Civici, bizneset kanë nevojë për një paketë të tretë ndihme pasi efektet e pandemisë së Covid-19, po i rrënojnë dhe nëse nuk ndërhyhet shumë prej tyre mund të shkojnë në faliment apo shkurtim të vendeve të punës.

”Mendoj se ka nevojë për një paketë të tretë, e cila duhet parë e kombinuar, një mbështetje sociale kryesisht për ruajtjen e punësimit për të siguruar të ardhura për ata punonjës që kanë humbur përkohësisht ose pjesërisht vendin e punës gjatë kësaj kohe. Ka nevojë për një ndërnyje tjetër, e cila jo detyrimisht mund të jetë ndërhyrje likuiditeti por mund të jetë dhe një përmirësim i paketës së garancisë sovrane. Mund të ketë gjithashtu rishikime të natyrës të lehtësimit fiskal pasi edhe vende të tjera po përpiqen në këtë fazë të ndërhyrjes që të mos e lënë biznesin që të rrënohet dhe të shkojë drejt falimentit”,-thotë Civici.

Për më tepër, ai nënvizon se rimëkëmbja e ekonomisë gjatë vitit 2021 do të jetë e ngadaltë edhe pse parashikon se do të jetë gjithsesi më i mirë se sa viti aktual. Si pjesë ndikuese cilësoi edhe periudhën kur do të mbërrijë vaksina kundër covid në vendin tonë.

”Po mbyllim një vit të vështirë me rënie ekonomie me recesion në rastin më të mirë deri në 5-6 dhe në rastin më të keq deri në 8-9%. Një prodhim i ri i munguar më shumë se 1.2-1.3 miliardë euro gjatë vitit 2020. Natyrisht dhe goditja që kanë pësuar sektorët e ekonomisë. Duke pasur parasysh trendet nuk mund të pritet një ndryshim i menjëhershëm dhe rikthim në gjendjen e viteve 2018-2019. Mendoj që rikuperimi i ekonomisë sonë do të jetë më i ngadaltë, por gjithsesi mendoj se do të jetë një vit më pozitiv se 2020 për shumë arsye jo vetëm për ndikimin e pandemisë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.