“Ti vetëm korrupsion bën o legen! Rama ik, liroje shpejt vendin tënd!” ishte mesazhi i vogëlushes në protestë

0 483

Para kryeministrisë një vajzë e vogël kishte një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Nuk i përballojmë dot çmimet o Edi Rama. Pak që po na bëni dhe projektin e prishjes së shtëpive në Kodrën e Priftit. Ku do të shkojmë ne? Nuk i kemi lekët siç i keni ju. Ju vidhni taksat tona. Ulini çmimet dhe na rrisni rrogat.

Sot unë kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve sepse askush nga ne nuk mund ta durojë dot këtë rritje. Ktheje projektin e Kodrës së Priftit në vend sepse ti ke ndërruar projektin. Kjo nuk është e drejtë”.

“Ti vetëm korrupsion bën o legen! Rama ik, liroje shpejt vendin tënd!” ishte mesazhi i vogëlushes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.