Tirana bie në Krujë, bardheblutë bëjnë “vetëvrasje”, tani luajnë finalen e sezonit

0 149

Pas 6 fitoreve dhe një barazimi në 7 ndeshjet e fundit, Tirana pësoi humbjen e parë, pikërisht atëherë kur më pak pritej, atëherë kur më pak duhej, në transfertë përballë Kastriotit, një javë përpara sfidës më të rëndësishme të fazës së tretë, atë kundër Laçit.

Në një terren jo komod, kundër një rivali që ethet e mbijetesës e shtynin të jepte maksimumin, ekipi i Shehi fiket, kjo dhe për meritë të Kastriotit që nuk e la të dilte në lojën e tyre. Tensioni gjithashtu ishte i madh, teksa Gjumshi dhe Neziri u goditën me sende të forta nga tifozët.

Orges Shehi përpiqet të zbus këtë humbje, teksa shprehet se ekipi i tij nuk ka pse të jetë nën presion, por sigurisht ka gjëra për tu përmirësuar pasi nuk është i kënaqur me atë që dhanë në fushën e lojës.

Me vetëm tre pikë diferencë, tani Tirana pret Laçin, rivalin e tyre më të madh, ekipin më në formë në këto momente. Në dy përballjet e para, dy ekipet kanë ndarë pikët, me nga një fitore për kokë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.