Tirana “i merr” deputetin e 6-të Dibrës, ja si lëvizin mandatet

0 326

Në votimet e pranverës së ardhshme, banorët e qarkut Dibër do të zgjedhin një deputet më pak. Kjo për shkak se në regjistrat e gjendjes civile është vënë re një rënie e popullatës në këtë qark dhe rritja ka shkuar në kryeqytet dhe në rrethinat e Tiranës.

Në përllogaritjen e re të numrit të deputetëve që do të zgjidhen nga çdo qark, Dibra nuk do të ketë më 6 përfaqësues në parlament por 5. Në Dibër, aktualisht PS dhe PD kanë nga dy deputetë, ndërsa LSI dhe PDIU, nga një të zgjedhur.

Sipas ”abcnews”, mandati që i hiqet qarkut verilindor, do t’i shtohet qarkut Tiranë, duke e bërë atë me 35 ligjvënës. Sipas të dhënave të siguruara nga abcnews.al në qarqet e tjera nuk ka lëvizje mandatesh, pasi uljet apo rritjet e numrit të popullsisë nuk janë aq të mëdha sa për të ndikuar tek shpërndarja e deputetëve. Do të jetë KQZ-ja ajo që do të zyrtarizojë këtë çështje përmes një vendimi të posaçëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.