Tirana kërkon kthesën, Partizani do vazhdimësinë

0 415

Tirana dhe Partizani vijnë në derbin e parë të këtij sezoni në pozita të ndryshme në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë kryesojnë renditjen, ndërsa rivalët e tyre ndodhen në vendin e 7 të renditjes. Objektivi për të dyja skuadrat është i njëjtë, por qëllimet janë të ndryshme. Partizani kërkon fitoren për t’u konfirmuar në krye të tabelës, ndërsa Tirana do të dalë më çdo kusht nga kriza në të cilën ndodhet. Nevil Dede akoma nuk e ka marrë fitoren e parë në krye të bardhebluve dhe derbi duket ndeshja ideale për ta bërë një gjë të tillë edhe pse nuk do jetë aspak e lehtë.

“Tirana është “dënuar” gjithmonë që të fitojë, është “dënuar” që të pretendojë për titullin kampion. Në historinë e këtij klubi kështu është perceptuar dhe të gjithë brezat janë rritur me këtë filozofi dhe mendim. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, të kemi respekt për veten. Doja të bëja një thirrje për lojtarët. Në këto kushte që po kalon gjithë bota dhe futbolli ynë shqiptar, duhet të bëjmë më të mirën. Të dyja skuadrat duhet të kënaqin njerëzit që na ndjekin nëpër ekranet për të harruar hallet që po kalon jo vetëm populli jonë, por e gjithë bota”, deklaroi Nevil Dede, trajner i Tiranës.

Tranjeri i Partizanit, Ilir Daja ka bërë një punë mjaft të mirë në stolin e të kuqve që prej ardhjes së tij në krye të skuadrës. Ekipi ka një ecuri të mirë me 10 gola të realizuar dhe 2 të pësuar në pesë javët e para dhe përballë Tiranës kërkoi të vërtetojë se kjo ecuri e deritanishme nuk është aspak një rastësi. “Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet të premten në orën 18:00 në Air Albania stadium. Një mungesë e madhe e kësaj sfidë do jenë pa diskutim tifozët që kanë qenë një vlerë e shtuar e Derbit”, tha Daja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.