Tjetër mandat nga Rama? Manjani: Ndau popullin nga Perëndimi, kurse fryma do merret me leje nga shteti

0 331

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një arsyetimi të detajuar për qeverinë ”Rama 2”, ka renditur disa arsye për ata shqiptarë që sipas tij, ende besojnë dhe votojnë për Edi Ramën.

Sipas tij, Rama damkos popullin e vet si trafikant droge dhe nuk i jep hesap popullit por i kërkon hesap. ”Mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet, ju heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit”.

Manjani ka ana tjetër, thotë se demokracia është vetë populli dhe nëse votohet Rama, atëherë sipas tij, fryma do të merret me leje nga shteti. ”Secili është përgjegjës për ti ruajtur liritë e të drejtat e veta. Në çdo kohë e me çdo udhëheqës është kështu. Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë individualisht kështu”.

Postimi i plotë

Nëse ka ende shqiptarë që besojnë dhe votojnë Edi Ramën, atëherë ska më asnjë kuptim fjala. Veprimi anti-Ramë jo e jo.

Një njeri i vetëm i cili:
– ndau popullin e vet nga perëndimi,
– i bën paratë e taksave rrush e kumbulla,
– i fut njerëzit në borxh publik disa breza,
– damkos popullin e vet si trafikant droge.
– nuk i jep hesap popullit, por i kërkon hesap,
– shpall fajtor cilindo që sëmuret,
– mashtron dhe fiton mandate më shumë se vota që i jep populli i vet,
– ju heq njerëzve pronën, lirinë e të drejtat sipas qejfit,
– ç’nuk i bën tjetër këtij populli,

Fiton prap vota për të sunduar, pa dyshim që është legjitim!

E përsëris, nëse populli në shumicë e voton ende, ska më fjalë.
Filmi mbaron.
Ligji i normales bie nga fuqia. Opozitarizimi është i paligjshëm.
Liria ndryshon kuptim.
Njeriu civil quhet frymor.
Fryma merret me leje nga shteti.
Prona private dhe të drejtat janë në dorë të pushtetit.
Droga dhe të gjitha punët e zeza janë punë normale.

Është pa dyshim e kotë, që një shoqëri e tillë të kërkojë referenca tek Europa e perëndimi. Kjo llogjikë është e ashpër, por e vetmja që i jep kuptim fjalës demokraci. Kjo e fundit është zgjedhje dhe zgjedhjen e bën populli. Nëse ky i fundit do Ramën më shumë se veten, nuk e kuptoj më se çfarë duam ne të tjerët, veten apo popullin? Sa më takon i besoj shprehjes dibrane “Nuk është kalë ai që smban tagjinë e vet”.

Demokracia është vetë populli. Ligji është pronë e popullit. Liria dhe të drejtat janë të individit. Secili është përgjegjës për ti ruajtur liritë e të drejtat e veta. Në çdo kohë e me çdo udhëheqës është kështu. Janë të shumtë shqiptarët që mendojnë individualisht kështu. Prandaj zgjedhin as Ramën e as popullin, por ikin. P.s. ky arsyetim më erdhi natyrshëm përgjatë diskutimit me një mik virtual që vazhdisht thotë “po sikur Rama të fitojë prap”…

Leave A Reply

Your email address will not be published.