Tjetërsimi i pronave në Sarandë, si u vodh 13 vite më parë Kadastra e qytetit

0 28

Një nga ngjarjet më të rënda që lidhet me zhdukjen e dokumenteve të pronësisë në kuadër të tjetërsimit të pronave, që po ndodh prej vitesh në Sarande, ka 13 vite që ka ngelur pa autor.

Në 4 prill 2009, persona të paidentifikuar shqyen dyert e zyrës së Kadastrës së qytetit dhe arritën të marrin prej saj kasafortën, ku ndodhej dokumentacioni i pronave, regjistrat themeltare, si dhe dokumentet, të cilave u janë referuar punonjësit e kadastrës që nga viti 1990.

Nga Tirana atë ditë mbërritën me helikopter ekspertë të kriminalistikës për këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa një ditë më pas mbërritën nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë ekspertë të krimit ekonomik për kontrollin e vendimeve të dhëna pas viteve 1990 nga Hipoteka, sidomos ato vendime që konsideroheshin problematike.

Megjithatë, prej 13 vitesh kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur dhe nuk dihet se sa ato dokumente i kanë shërbyer krimit ndaj pasurisë në Sarandë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.