Trafik klandestin me gomone, rastet e kapura në Vlorë

0 315

Që kur Ballkani mbylli kufijtë për emigrantët nga Lindja e Mesme, është rritur numri i klandestinëve që tentojnë të përdorin Shqipërinë për të arritur në vendet e BE. Sinjalet për një rrugë trafiku me gomone përmes Adriatikut vihen re edhe me shtimin e numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme, të bllokuar nga policia në Vlorë gjatë këtij viti.

Pak ditë më parë policia e Vlorës gjeti të strehuar në një banesë në Qendrën Historike të qytetit 21 emigrantë nga Egjipti, që prisnin të iknin me gomone drejt Italisë. Po të njëjtën ditë 4 persona ranë në prangat e bluve të Vlorës, pak para se të hynin në port ku do tentonin kalimin me kamione.

Sipas gazetës La Repubblica, emigrantët u raportuan autoriteteve se kishin mbërritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje të nisur nga Shqipëria. Ndërkohë që një pjesë tjetër e emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë tentojnë rrugën tokësore drejt Malit të Zi, ku edhe në këtë segment nuk kanë munguar arrestimet të organizatorëve të këtij trafiku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.