Tragjedi në futboll, ndërron jetë shoku i skuadrës i lojtarëve të Kombëtares shqiptare

0 165

Një tragjedi tronditi futbollin turk. Mbrojtësi 27-vjeçar i Koniasporit, Ahmet Çalik, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik.

Një lajm shkatërrues për klubin, mbrojtësi ishte ndër protagonistët e fazës së parë të sezonit për skuadrën së tij. Çalik humbi kontrollin e makinës, e cila u përmbys dhe doli nga rruga.

Një lajm shokues ky për botën e futbollit teksa 27-vjeçari ishte shok skuadre me dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.