Tragjedia në Berat, vëllai: Kamberi hyri në pus për të hequr shkallët por…

0 402

Një tragjedi e trefishtë është ajo në fshatin Dyshnik të Beratit. Një fatkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentjan Balashit. Tre shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e sotme.

Vëllai i Kamber Hoxhës, Neki thotë se fillimisht në pus kishte hyrë Kamberi i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë menjëherë është futur nipi (djali i motrës) Gentjan Balashi dhe më pas djali i vëllait Neim Hoxha por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.

”Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte, dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi çuni i motrës, Gentiani ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër Neimi dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak mbi një orë. Njëri xhaxhain njëri dajën. Më takuan rrugës zjarrfikësit iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.