Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: S’jemi bodigarda për zbatimin e protokollit

0 370

As këtë të hënë transporti publik, nuk rinisi punën dhe është ndër të paktat shërbime që ende nuk është hapur, pas mbylljes në muajin mars. Për unionin e shoqatave të transportit kjo neglizhencë e institucioneve shtetërore po thellon humbjet e tyre. Përfaqësuesi i unionit, Dashnor Memaj thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ato nuk do të fillojnë aktivitetin. Madje ata kërkojnë rishikim të protokollit, pasi është i pazbatueshëm.

”Protokolli thotë se do të dezinfektohet nga subjekte të licencuara që ka një kosto të lartë 5.500 lekë të reja, për një drejtim. Marrim rastin e një urbani nga Tirana në Durrës nga 50 që e ka kapacitetin në bazë të protokollit ai duhet të marri diku tek 25-30 persona, me çmim bilete 130 lekë nuk mjafton për të shlyer kostot e naftës, jo më për të paguar taksa tatime dhe punonjës. Kjo është e papërballueshme. Në momentin që shteti nuk na merr për bazë ne absolutisht edhe ne nuk jemi në gjendje edhe nëse do të duam të operojmë me këto kushte”.

Për më tepër, ai thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve gjatë transportit nuk varet nga shoferi apo fatorino. ”Pse mendoni se një polic bashkiak do të zgjidh problemin? Nuk e zgjidh dot, duhet të jenë të paktën 3-4 policë për urban. Ne nuk jemi badigarda, apo të punësojmë badigarda që të ruajnë pasagjerët pse heqin maskën apo nuk respektojnë distancën. Nuk paguhemi për atë ne nuk ofrojmë shërbim për badigarda por transport publik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.