Transportit publik/Sulejmanaj: Jemi të parët që duam hapjen, por ka dy probleme

0 330

Këtë të mërkurë, pas 3 muajsh mbyllje, u rihap transporti interurban por jo nga të gjitha qytetet. Pezull në Tiranë vijon të jetë transporti publik (urbanët). Eneo Sulejmanaj, nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, thotë  se operatorët e transportit publik nuk e kuptojnë protokollin e masave dhe nuk dinë si të veprojnë.

”Ne jemi të parët që duam hapjen e transportit publik dhe data 15 qershor erdhi prej këmbënguljes sonë, por duke qenë se nuk ishte një datë serioze, pa lehtësira dhe pa protokoll të detajuar, u shty. Unë mendoj që nuk kemi vendim zyrtar sepse nuk mund të dalësh dhe të thuash se do të hapet transporti kur je në Bërzhitë duke ndërtuar një shtëpi, siç bëri ministrja. Ministrja e Shëndetësisë tha të hiqen kufizimet, me protokollet e sigurisë që do të mbeten në fuqi. Ama, operatorët nuk e kuptojnë këtë protokoll dhe nuk dinë si të veprojnë”.

Nga ana tjetër, ai thekson se ka dy probleme. ”Përgjegjësia ligjore dhe kostoja financiare. Ky protokoll është i vështirë sepse ka fluks të madh dhe patjetër duhet të jetë distanca sociale dhe qeveria duhet të ndihmojë këtë sektor. Ka kosto të lartë dezinfektimi i mjeteve çdo ditë dhe ruajtja e distancës 1 metër bën që të ulet kapaciteti i mjetit dhe plani i biznesit është bërë për kapacitet të plotë, jo për 25%. Dje dëgjuam për herë të parë ministren Balluku që foli për mundësi subvencionimi, por asgjë konkrete”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.