Trashësia e borës arrin në 40 cm, bllokohen katër fshatra në Korçë

0 166

Korça është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërsa gjatë natës nuk kanë munguar edhe reshjet e borës, trashësia e së cilës ka shkuar nga 20cm deri në 40 cm.

Ndërkohë autoritetet janë duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Voskopojë, Dardhë, në segmentin Korçë-Dvoran si edhe në rrugën Korçë-Qafa e Qarrit –Ersekë ku janë vendosu tre borëpastruese.

Sipas raportimeve prej orës 22:00 të mbrëmjes mungon energjia. Edhe në fshatin Miras të Devollit ka patur shkëputje të energjisë elektrike.

Ndërsa rruga e Arrzës e vështirë për tu kaluar nga ngricat. Në rrugët rurale në Kolonjë si në fshatrat Clirim,Gjonc,Radac kalimi i mjeteve të vogla është i pamundur pasi trashësia e dëborës, arrin 50-60 cm.

Ndërkohe vijon të mbetet i bllokuar fshati Panarit. Po ashtu edhe në Bashkinë Pogradec shumë fshatra kanë mbetur të bllokuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.