Trazirat dhe konflikti ushtarak, anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

0 394

Në një kohë që lista ishte bërë gati dhe ekipi kuqezi ishte në përgatitjet e fundit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se miqësorja e programuar për tu luajtur në datën 7 tetor ndaj Armenisë nuk do të zhvillohet, për shkak të situatë së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

”Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni. Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor). Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë”,-informon Federata e Futbollit Shqiptar.

Konflikti ushtarak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka nisur prej së paku një jave në lidhje me pretendimet territoriale për një zonë të quajtur Nagorno-Karabakh. Zona në fjalë, e cila ndodhet në territore të Azerbajxhanit, ka shumicën e popullsisë armene, megjithatë ajo pretendohet nga azerët. Në vitin 1988 armenët e kësaj zone votuan pro bashkimit me Armeninë çka nxiti luftë me Azerbajxhanin, luftë e cila u ndal me një marrëveshje paqeje e konkretizuar në vitin 1994 dhe që aktualisht është prishur pas pretendimeve se Armenia ka ngritur struktura paralele në Nagorno-Karabakh.

Lista e djegur

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja publikoi listën e të grumbulluarve për ndeshjen miqësore me Armeninë që ishte planifikuar për datën 7 tetor dhe ato të Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë në 11 dhe 14 tetor.

Trajneri Reja ka lënë jashtë disa prej futbollistëve titullarë si Hysaj, Roshi,Cikalleshi, Balaj dhe sadiku, ndërkohë që ka grumbulluar disa lojtarë të rinj që do të bëjnë debutimin e tyre me fanellën kuqezi sic është marco Molla apo Jon Mersini.

Po është janë thirrur për herë të parë në Kombëtaren A edhe Sherif Kallaku dhe Albi Doka. Në listën e të grumbulluarve është edhe Giacomo Vrioni dhe Myrto Uzuni ndërkohë që është kthyer edhe Taulant Seferi. TYrajneri Reja ka përfshirë në listë edhe Ermir Lenjanin e Florian kamberin që radhën e kaluar nuk mundën t’i bashkohen skuadrës kombëtare për shkak të masave anticovid të ndërmarra nga qeveria zvicerane.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.