Trondit kreu i ekspertëve të OBSH-së: Covid-19 nuk ka dalë nga laboratori në Wuhan

0 360

Në një kohë që 2021 ka nisur me procesin e vaksinimit ndaj Covid-19, shifrat e virusit vdekjeprurës çdo ditë e më shumë rritet frikshëm, por ende bota nuk e ka vërtetuar sesi u përhap ky virus. Janë me qindra studime që nisin që nga Wuhani, qyteza e famshme në Kinë nga ku dolën dhe rastet e para deri tek konspiracionet e ndryshme.

Kreu i ekspertëve të OBSH-së, të cilët po hetojnë në Wuhan, kanë dalë në disa përfundime. Në një bisedë me Agjencinë Franceze, Peter Ben Embarek tha se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori famshëm i Wuhan-it.

Peter Ben Embarek është një nga 10 ekspertë të OBSH-së të cilët arritën muajin e kaluar në Kinë për të hetuar në lidhje me paraqitjen e Covid-19. Grupi shkoi në Institutin e Virologjisë Wuhannë Kinën qendrore vetëm pasi qëndruan 14 ditë të karantinuar në Kinë.

Ishte shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo ai që fajësoi Kinën në mes të janarit, ndërsa nuk kanë qenë të pakta edhe akuzat e Donald Trumpit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.