Trondit shkencëtarja kineze që kërkon ”azil” në SHBA: Covid-19 doli nga një laborator ushtarak

0 408

Disa muaj më parë, do të ishte letra nga gazetarja Sheng Xue, e cila ka lindur dhe është rritur në Kinë, por që momentalisht jeton në Kanada, që do të nxiste një debat për lindjen e Covid-19. ”Ai nuk filloi vitin e kaluar në Wuhan. Ai daton pothuajse një shekull më parë, kur një grup i vogël burrash shpallën lindjen e Partisë Komuniste të vendit tim në Zhejiang”.

Kurse sot, një virologe kineze që u largua nga Kina drejt SHBA-së, e që sot ka frikë se mund të vritej, që vjen me një deklaratë edhe më të bujshme. Për të, Covid-19 e ka origjinën nga një laborator ushtarak. Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, thotë e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

”Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”. Ajo tregon edhe se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill.

Leave A Reply

Your email address will not be published.