Trump bojkoton dëgjesën në Kongres/ Shtëpia e Bardhë: Nuk marrim pjesë sepse procesi është i padrejtë

0 368

Shtëpia e Bardhë deklaroi këtë të premte se, nuk ka ndërmend që të marrë pjesë në seancat dëgjimore të Kongresit Amerikan gjatë javës, ku do të diskutohet pikërisht për shkarkimin e presidentit amerikan nëpërmjet procedurës ligjore që njihet si impeachment, pra që veç shkarkimit, ngarkon presidentin edhe me përgjegjësi ligjore për shkak të shkeljeve të rënda.

Nëpërmjet një letre dërguar kreut të komitetit gjyqësor të Kongresit, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë e cilëson hetimin për impeachment të demokratëve si krejtësisht të pabazuar. “Ne nuk shohim asnjë arsye për të marrë pjesë, pasi procesi është i padrejtë. Nuk na është dhënë një mundësi e barabartë për të marrë pjesë, pasi rezultati është i paracaktuar dhe ndër të tjera ata nuk do të na japin ne mundësinë për të thirrur dëshmitarë”-thuhet në letrën dërguar kongresit amerikan.

Kreu i komitetit gjyqësor të kongresit ndërkohë u shpreh i zhgënjyer pas kësaj letre, duke u shprehur në një deklaratë se: “Populli amerikan meriton përgjigje nga Presidenti Trump”. Donald Trump është presidenti i 4-t amerikan që përballet me procedurën e impeachment, dhe asnjë më parë nuk është shkarkuar nëpërmjet kësaj procedure. Richard Nixon dha dorëheqjen përpara se kjo të ndodhte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.