Tubimi në Prishtinë, Kurti kërkon zgjedhje të reja

0 368

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fton qytetarët e Kosovës të marrin pjesë të manifestimin që zhvillohet të premten në Prishtinë. Ish-kryeministri tha se tubimi do të jetë paqësor, në të cilin do të ketë fjalime dhe muzikë.

”Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhem në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë Covid-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhje të tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.