Turne i pazakontë boksi

0 8

Një turne i pazakontë boksi. Pavarësisht alarmit nga koronavirus, Managua, kryeqyteti i Nikaraguas po përgatitet të zhvillojë një event, që pritet të ndiqet nga qindra persona.

Turneu i boksit do të vazhdojë sipas planit, pavarësisht pezullimit të sportit në të gjithë botën, apo edhe faktit që Nikaragua ka 11 raste të konfirmuara me Covid-19.

Organizatorët janë munduar që të respektojnë masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet shëndetësore, duke bërë që boksierët të paraqiteshin në peshim me maska për fytyrën dhe dorëza mbrojtëse.

Spektatorët e pranishëm në duelet e boksit do të qëndrojnë në një metër distancë dhe do ti nënshtrohet matjes së temperaturës gjatë hyrjes në tribuna.

Leave A Reply

Your email address will not be published.