Turqia nis procedurën gjyqësore kundër revistës ”Charlie Hebdo”

0 264

Prokuroria e Përgjithshme në Ankara, mësohet se ka hapur një procedurë gjyqësore për revistën satirike franceze ”Charlie Hebdo”, duke kërkuar hetim për karikaturën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në kopertinën e botimit të saj të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, ndërkohë që presidenca e Ankarasë ka bërë të ditur se do të ndërmarrë “veprimin e nevojshëm gjyqësor dhe diplomatik” kundër karikaturës.

Avokati i Erdoganit, dje kishte depozituar një ankesë tek e njëjta Prokurori e kryeqytetit turk kundër udhëheqësit të ekstremit të djathtë holandez Geert Wilders për një karikaturë tjetër të tij, të përhapur në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.