U aludua se ishte në një lidhje me Shakirën, Chris Evans i “vë vulën” thashethemeve

0 30

Kanë qarkulluar shumë thashetheme që prej momentit kur Shakira dhe Gerard Pique vendosën të ndaheshin pas 12 vitesh së bashku. Që nga momenti i publikimit të lajmit, ndarja e tyre është një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.

Në fakt, një nga historitë më të fundit që ka qarkulluar është se këngëtarja dhe aktori i njohur Chris Evans kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.

Që nga ai moment, komentues të shumtë të mediave sociale po spekulojnë për një lidhje të mundshme mes dy të famshëmve.

Duhet të theksohet se Evans ndjek vetëm 211 njerëz në Instagram, shumica e të cilëve janë aktorë dhe shokë të Marvel.

Evans ka komentuar së fundmi në lidhje me thashethemet e ngritura mes tij dhe Shakirës.

Një gazetar i “Univision” e ka pyetur Evans për vendimin e tij për të ndjekur Shakirën në mediat sociale në një ngjarje që u mbajt në Teatrin “El Capitan” në Hollywood, Kaliforni.

“Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh”, tha Evans, i cili më pas u pyet nëse do të merrte pjesë në një nga videoklipet e saj.

“O zot, do të më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë në punën e saj.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.