U desh ndërhyrja e policisë, Donald Veshajt i ndodh e papritura në Shkup (VIDEO)

0 240

Pas vizitës në Kosovë, ku dorëzoi edhe pikturën që bëri në “BB VIP” e Adem Jasharit tek familja e Jasharajve, Donaldi lajmëroi ndjekësit se po nisej drejt Shkupit ku ftoi të gjithë fansat.

Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, por pak prej vetë aktorit, pritja që i është bërë ka kaluar çdo parashikim.

Shumë të rinj, vajza, djem, por edhe persona në moshë kanë shkuar për ta takuar dhe për të realizuar foto.
Madje për të mbajtur rendin ndërhyri edhe policia.

Donaldi duket i emocionuar në postimet që po qarkullojnë dhe me siguri ndikuesi kryesor që i bëri bashkë kaq shumë njerëz, është fama që ai morri në “BBV” .

Si duket ai ka arritur të marrë një numër të madh të fansave falë këtij reality show.

Leave A Reply

Your email address will not be published.