U kap “mat” me të dashurin, nusja: Ishte vjehrra që më zgjodhi

0 24

Historia e saj dhe videoja e tradhëtisë u bë virale në rrjet. 20-vjeçarja që futi të dashurin në shtratin martesor ka rrëfyer se ka qenë e martuar prej 3 vitesh që në moshën 17-vjeçare.

Ajo ka thënë se ka qenë fëmijë kur ka pranuar të martohet me bashkëshortin ndërsa thotë se familja e saj dhe e burrit e bindën për këtë martesë.

“Jam e martuar prej 3 vitesh. Martesa…isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte, pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte; është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top të dy, vjehrri vjehrra. Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi”-tha 20-vjeçarja.

Ajo ka thënë se bashkëshorti jeton në Gjermani.

“Prej dy vitesh jeton në Gjermani. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë”-thotë e reja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.