U ndanë pas 11 vitesh, po kush është më i pasur Shakira apo Gerard Pique?

0 55

Shakira dhe partneri i saj prej shumë vitesh Gerard Pique së fundmi shokuan fansat kur njoftuan ndarjen e tyre.

Artistja kolumbiane e cila qëndron në krye të Billboardit dhe futbollisti i njohur nuk u martuan kurrë zyrtarisht, por atyre u duhet të ndajnë pasuritë e tyre, duke përfshirë dhe një shtëpi të përbashkët në Barcelonë.

Ata gjithashtu duhet të vendosin për kujdestarinë e dy djemve të vegjël.

Po për momentin cili nga këto dy personazhe të famshëm kanë vlerën më të madhe të pasurisë neto?

Pasuria neto e Gerard Pique është rreth 80 milionë dollarë

Pique 35 vjeç, i njohur si një nga mbrojtësit më të mirë në botë ka një pagë prej 10 milionë dollarë, e cila kontribuon shumë në vlerën e pasurisë së tij përgjithshme neto.

Pique filloi të luante futboll profesionist për Manchester United në 2004, por u transferua në klubin e tij të lindjes në Barcelonë në vitin 2008.

Ai ka luajtur atje që atëherë dhe ishte pjesë e skuadrës kur fitoi Kupën e Botës 2010 (në të njëjtin vit kur u takua me Shakirën) dhe Eurokupën në 2012.

Në mars, futbollisti festoi ndeshjen e tij të 600-të me klubin.

Përveç fitimeve të tij si atlet, Pique është gjithashtu themeluesi dhe presidenti i një grupi investimesh që nënshkroi një partneritet prej 3 miliardë dollarësh me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit.

Nëpërmjet asaj firme investimi, Pique është gjithashtu pronar i dy klubeve të tjera spanjolle: FC Andorra dhe Gimnàstic Manresa.

Së bashku me këto investime pasuria e tij totale neto vlerësohet të jetë 80 milionë dollarë.

Pasuria neto e Shakirës është rreth 300 milionë dollarë

Megjithëse Pique ka një vlerë të madhe të pasurisë së tij neto, ajo zbehet në krahasim me pasurinë e ish-it të tij.

Shakira e cila filloi të performonte si këngëtare dhe kërcimtare belly-dance kur ishte fëmijë pavarësisht kritikëve, publikoi albumin e saj të parë në vitin 1991 në moshën 13 vjeçare.

Në vitin 2001 ajo arriti të depërtonte në tregun e huaj me albumin Laundry Service.

Shakira arriti të shiste më shumë se 20 milionë kopje në mbarë botën nga ky album sipas Celebrity Net Worth.

Ylli i ‘Hips Don’t Lie’ tani 45 vjeç në karrierën e saj ka 3 çmime Grammy dhe 13 Latin Grammy trembëdhjetë çmime Latine Grammy, katër MTV Video Music Awards, shtatë Billboard Music Awards, tridhjetë e nëntë Billboard Latin Music Awards dhe një yll në Hollywood Walk of Fame.

Në vitin 2009, Billboard e renditi atë si Artistja më e mirë Latine e Dekadës.

Në janar 2021 Shakira i shiti të drejtat e katalogut të saj të botimit tek Hipgnosis Songs Fund. Marrëveshja përfshinte të drejtat e botimit për rreth 145 këngë.

Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan, por bazuar në shitjet, ka të ngjarë të kishte vlerë të paktën 100 milionë dollarë.

Përveç kësaj Shakira zotëron disa prona duke përfshirë një shtëpi në Miami dhe një ishull privat me vlerë 16 milion dollarë. Gjithsej pasuria neto e Shakirës është rreth 300 milionë dollarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.