U prekën nga Covid-19, Shtëpia e Bardhë jep detaje për shëndetin e çiftit presidencial

0 317

Shtëpia e Bardhë ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka bërë me dije të dhënat më të fundit në lidhje me shëndetin e Presidentit Donald Trump, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Melania rezultuan pozitivë në testimin antiCovid.

Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Trump ka shfaqur simptoma të lehta dhe së është në gjendje të mirë dhe mbi të gjitha në krye të detyrës.

Donald Trump dhe Zonja e Parë u izoluan ditën e enjte pasi një nga ndihmëset më të ngushta të presidentit, Hope Hicks, rezultoi e prekur me koronavirus. Pak orë më vonë dhe ata morën të njëjtën përgjigje nga testimi.

Sipas të dhënave, zonja Hicks udhëtoi të martën me çiftin presidencial me avionin AirOne për në debatin përball rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Leave A Reply

Your email address will not be published.