U puth me Ilirin në buzë, Arjola: E kam vëlla, nuk u bë nami

0 174

Javën e kaluar Arjola doli nga shtëpia e Big Brother VIP duke humbur mundësinë e fitores së çmimit të madh që BBV ka vënë në dispozicion për fituesin.

Por gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, Arjola krijoi një marrëdhënie shumë të ngushtë me Ilirin dhe bisedat e saj me të zgjasnin për orë të tëra.

Pak para se të dilte nga shtëpia e BBV, në një provë që duhet të kryenin, Arjola dhe Iliri u puthën në buzë dhe kaq u desh që të gjithë të merreshin me këtë që ndodhi.

Tani që është jashtë shtëpisë së BBV dhe po i sheh gjërat në një këndvështrim tjetër, ka vendosur të flasë edhe vetë Arjola. Gjatë një emisioni televiziv ajo është shprehur se Ilirin e ka si vëlla dhe se puthja me të ishte normale pasi ajo ka puthur edhe vajzat.

Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe. Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse dhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo (“Me ty deri ditën e fundit”) është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi. Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime, një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.