U qëllua me armë në Shkodër, policia: Ndërron jetë i moshuari

0 32

Policia, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se 76-vjeçari, Lulash Qepuri, që u qëllua me armë në Shkodër, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Stom Golem, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi L. Q. rreth 76, vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do shërbente për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si ndodhi ngjarja
Mësohet se autorit, ende i paidentifikuar, e ka shkuar i maskuar në lokal dhe ka qëlluar me kallash 76-vjeçarin Lulash Qepuri. Në moment, djali i viktimës është përgjigju me shotgun.

Për pasojë, ka mbetur i qëlluar me 4 plumba shotguni, 76-vjeçari, i cili ishte invalid. Ka qenë djali i këtij të fundit që ka njoftuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babain, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja me këmbë. Pak metra më andej, ndodhej një makinë që e priste.

Në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja, 10 shotguni dhe 16 kallashnikovi.

Burime bëjnë me dije se viktima, në vitin 2011 është arrestuar për trafik dhe kultivim të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. FNSH gjithashtu ka zbritur në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.