U shfaq mes gazit lotsjellës, ja historia pas fotos së gruas të zhveshur

0 373

Kjo grua e panjohur u shfaq papritmas mes tymit të gazit lotsjellës të hedhur nga policia drejt protestuesve të nevrikosur në Portland, SHBA, të cilët vazhdojnë të protestojnë që prej vdekjes së George Floyd në Minneapolis më 25 maj.

Fotografitë e shumta të postuara në internet tregojnë një grua të paidentifikuar teksa del në rrugë, e zhveshur, rreth orës 1:45 të mëngjesit (me orën lokale në Portland) dhe qëndron e qetë mes turmës në rrugë. Reporterët e pranishëm thanë (via Los Angeles Times) se ajo u shfaq si një imazh surreal përballë një force të kritikuar në mbarë vendin për shkelje të së drejtave civile.

Policët me maska gazi dhe helmeta, vazhduan të gjuanin me toptha me përmbajtje piperi. Dikush u përpoq ta mbulonte por ajo qartazi nuk donte. Në rrjete sociale, njerëzit e cilësuan gruan si “Athinaja e zhveshur”. Në mitologjinë greke, Athinaja ishte perëndia e luftës, bija e preferuar e Zeusit, luftëtare e ashpër dhe e pamëshirshme.

Lakuriqësia ka shërbyer si një formë proteste, të paktën në shekullin XI. Sipas gojëdhënave, Lady Godiva, një grua anglo-saksone, mbrojtëse e kishave dhe manastireve, mendohet se kalëroi e zhveshur në Angli, e mbuluar nga flokët e gjatë për të protestuar kundër taksimit shtypës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.