U tërhoq zvarrë nga Policia, ish-kampionia e Shqipërisë: Kam djegie të brendshme (VIDEO)

0 558

Në protestën e së shtunës në Sheshin ”Skëndërbej” të shoqërisë civile dhe të aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ishte edhe Ira Kurti, e cila jeton në Kanada, por prej disa muajsh ndodhet në Tiranë. Fotot dhe video-t sesi Policia e Shtetit e tërhoqi zvarrë dhe e dhunoi, bënë xhiron e rrjetit dhe po komentohen edhe në Europë, përshkak se dhuna policore ndodhi pikërisht më 9 Maj, në Ditën e Europës.

Kurti është shprehur se nuk ka marrë as trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, gati me lot në sy, Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve të duhura. Po ashtu, aktivistja tregon se ka shumë dhimbje koke ndërsa shton se shpreson që të mos jetë ndonjë hemorragji.

”Të dashur miq, shokë, familjarë dhe bashkatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe. Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit”.

Ira Kurti ka qenë volejbolliste e ekipit kampion “Dinamo”. Kurti njihet si një nga 6 volejbollistet më të mira të “Dinamos”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.