U vra me kallashnikov, familja: S’kishte konflikte

0 21

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit Kristian Breshanaj në Vlorë. I riu është qëlluar me kallashnikov me silenciator, duke bërë që ngjarja të merrej vesh me vonesë, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. Një tjetër detaj tjetër që e bën edhe më të vështirë identifikimin e autorit është fakti se zona ku ndodhi vrasja ka qenë errësirë dhe nuk ka kamera sigurie.

Numri i të shoqëruarve ka shkuar në 15, pasi 3 persona të tjerë po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve të grupit hetimor mendohet se autorët janë larguar me një automjet tjetër dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë. Familjarët janë shprehur se nuk janë në dijeni që djali i tyre të kishte ndonjë konflikt.

Në ekzekutimin e të riu është përdorur e njëjta skemë si edhe në krime të tjera. Autorët kanë djegur makinën që përdorën gjatë vrasjes rreth 1 km larg nga vendi i ngjarjes lagjja “10 korriku”, një BMW me targa greke e cila u gjet e djegur nga forcat policore brenda së cilës është gjetur edhe arma kallashnikov. 26-vjeçari Kreshnik Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

Leave A Reply

Your email address will not be published.