UEFA takim me sekretarët e federatave të futbollit, prezantohen mundësitë për rifillimin e kompeticioneve

0 22

UEFA zhvilloi ditën e sotme një video konferencë me 55 Sekretarët e Përgjithshëm të federatave anëtare.
Gjatë saj u diskutuan për mundësitë e ndryshme të rifillimit të kompeticoneve futbollistike të femrave dhe meshkujve.
Në fillim të mbledhjes u prezantuan disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve.
I pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku i cili u njoh dhe me rekomandimet e dhëna nga UEFA për vijimin e kompeticioneve futbollistike.
Këto vendime pritet të merren gjatë ditës së enjte kur do të zhvillohet dhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Aty do të jepen edhe direktivat e plota për vazhdimin e procesit.
Mbledhjen e sotme e ka përshëndetur dhe Presidenti Aleksandër Ceferin, i cili falenderoi dhe të gjitha federatat për masat e marra në luftën kundër koronavirusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.