UEFA zyrtarizon top-formacionin e Ligës së Kampionëve

0 39

11 lojtarë nga 5 skuadra. Në këtë përmblidhet shkurtimisht verdikti i sotëm i UEFA-s për top-formacionin e sezonit (2021-2022) të Ligës së Kampionëve.

Kompeticion me mjaft të papritura dhe përmbysje spektakolare, por edhe zhgënjime të bujshme si PSG (mbushur me yje, ku spikasin Mbappe-Neymar-Messi).

Në fakt “vrasësi” i atyre që konsideroheshin favoritë për “kupën veshëgjatë” u bë Real Madridi. Skuadra e Carlo Ancelotti likuidoi me përmbysje dramatike PSG, Chelsea, Manchester City, duke mbërritur kështu në finalen e 28 majit në Paris.

Edhe aty, “Los Blancos” u treguan tejet pragmatistë, për disa patën edhe fatin e madh me vete, duke goditur një herë në portë dhe shënuar një gol. Krejt ndryshe, Liverpool-i e ktheu në “tabelë qitjeje” portën e bardhë, por aty ishte heroi, Thibaut Courtois, i cili bëri plot 9 pritje të pabesueshme.

Sot ishte dita për të laureuar më të mirët sipas pozicioneve, në një formacion 4-3-3. Ka qenë paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, ai që ka përzgjedhur top-formacionin e Champions League për edicionin që e uli siparin mbrëmjen e 28 majit.

Lojtarët e inkuadruar në 11-shen më të mirë të kompeticionit janë nga Real Madridi, Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Pra, janë tri liga të përfaqësuara: La Liga, Ligue 1 dhe Premier League.

Portier

Thiabult Courtois (Real Madrid)

Mbrojtës

Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Antonio Rüdiger (Chelsea), Virgil van Dijk (Liverpool), Andy Robertson (Liverpool)

Mesfushorë

Kevin De Bruyne (Manchester City), Fabinho (Liverpool), Luka Modrić (Real Madrid)

Sulmues

Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain), Karim Benzema (Real Madrid), Vinícius Júnior (Real Madrid)

Leave A Reply

Your email address will not be published.