Ukraina bën bilancin e humbjeve të trupave ruse: U vranë 5710 ushtarakë

0 204

Ministri i Mbrojtjes ukrainase, Oleksii Reznikov ka bërë sot publik bilancin e humbjeve të forcave ruse. Në një postim në rrjetin e tij social “Twitter”, ai ka publikuar listën e humbjeve ruse në 6 ditë luftë në Ukrainë.

Sipas shifrave të bëra publike nga ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Rusia në përballje me forcat ushtarake ukrainase kë humbur më shumë se 5710 ushtarakë.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur bazën ushtarake që ka humbur Rusia në Ukrainë në këto 6 ditë lufte, ku sipas tij, ka humbur: 29 avionë, 29 helikopterë, 198 tanke, 2 anije luftarake etj…

Është vlerësimi i vetëm tregues. Por ilustron mirë situatën e okupatorit. Armiku është i demoralizuar, është në agoni. Pushtuesit po qëllojnë mbi civilët sepse ukrainasit me armë janë shumë të fortë për Rusinë. Ukraina do të fitojë. E gjithë bota me ne sepse siguria e tyre varet nga ne”,-shkruan në Tëitter ministri i Mbrojtjes ukrainase.

Humbjet e ushtrisë ruse deri më 01 Mars 2022, ora 06:00

Avion 29

Helikopterët 29

Tanke 198

ACV 846

Pajisje ushtarake 77

AAMS BUK 1

BM-21 Grad 24

AV 305

Kamionë tanke 60

UAV OTR 3

Anijet luftarake 2

Raketa kundërajrore 7

Trupa ushtarake 5710.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.