Ukraina-NATO-s: Na duhet më shumë se sa vetëm armët tuaja

0 182

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka falënderuar vendet në aleancën ushtarake të NATO-s që kanë dërguar municion dhe armë për të ndihmuar në rezistencën ndaj pushtimit rus, por iu ka kërkuar më shumë ndihmë.

“Na ndihmoni”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Nëse nuk e bëni, kam frikë se do të duhet të ndani përgjegjësinë për jetët dhe vuajtjet e civilëve ukrainas, të cilët vdiqën për shkak të pilotëve të pamëshirshëm rusë që hodhën bomba mbi ta”,-u shpreh ai.

Kuleba tha se ai është i bindur se do të vijë një moment në luftë ku Evropa do të bëhet “e gatshme të na ofrojë fjalë për fjalë çdo gjë që na nevojitet për të ndaluar Putinin që t’ju godasë” dhe ta kthejë Evropën në një “makth”.

“Shpresa ime e vetme është se nuk do të jetë shumë vonë”,-tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.