Ukrainasit dhe rusët dhëmbë për dhëmbë në Donbas

0 22

Luftimet rreth Severodonetskut momentalisht përfaqësojnë “zonën më të nxehtë” të konfliktit në Ukrainë.

Gjeneral Major Kyrylo Budanov pretendon se forcat e tij po i dëbojnë gradualisht trupat ruse nga qyteti i rëndësishëm lindor, pavarësisht “një avantazhi të dhjetëfishuar të armikut në artileri”.

Më herët ai deklaroi se situata ishte vështirësuar për trupat ukrainase atje pavarësisht avancimit gjatë ditëve të fundit.

Guvernatori rajonal i Luhanskut tha të premten se forcat ukrainase kishin rimarrë gjysmën e qytetit pasi forcat ruse në një moment kontrolluan rreth 80% të tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.