Banorët e qytetit të Gostomel në Ukrainë, kanë bërë një gjest të bukur për t’iu kundërvë agresionit rus.
Në një gardh, i cili ishte i mbushur me vrima të lëna nga plumbat e qëlluara nga trupat ruse, banorët kanë vizituar lule.
“Banorët e Gostomel i kthyen në lule vrimat e plumbave në këtë gardh”, shkruan në llogarinë në Twitter media Nexta.
Komentet në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah atë që është në gjendje të bëjë populli i Ukrainës, një popull që është konsideruar se në rezistencën ndaj pushtuesit, di të shohë të bukurën e të nxjerrë mesazhe ringritjeje edhe nga vrimat e plumbave.