Ulet niveli i liqenit në Pogradec, ekspertët: Keqmenaxhimi nga pala maqedonase

0 135

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, po përballet me tërheqje të ujit nën nivelet kritike të lejuar nga vetë organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas ekspertëve, një fenomen i tillë lidhet jo vetëm e kushtet klimaterike, por edhe me përdorimin e ujit të liqenit për prodhim energjie nga ana e palës maqedonase dhe pamundësisë së palës shqiptare për të menaxhuar nivelin e ujit.

Ky fenomen sigurisht që ka edhe pasojat e veta të rënda për liqenin, florën dhe faunën e tij duke rrezikuar edhe degradimin e tij në rast të mos marrjes së masave. Sipas ekspertëve zgjidhja në këtë rast është krijimi i një grupi teknik bilateral të përbashkët për menaxhimin e ujërave të liqenit nga të dyja palët.

Kjo tërheqje e ujërave kaq e rrezikshme, shkaktohet me dijeni të plotë nga pala maqedonase, por edhe pse janë vënë në dijeni të gjitha instancat që nga Ministritë deri tek UNESCO, deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.