Ulet numri i viktimave, 644 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

0 265

Në 24 orët e fundit situata nga pandemia e Covid-19, është përmirësuar sa i takon humbjeve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 8 pacientë. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër”,-informon më tej Ministria.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë. Në 3 spitalet Covid, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve që të shmangnin lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

 ”Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona. U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për Covid-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 644

Të shëruar ne 24 orë 365

Të shtruar në spitale 461

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2.137

Testime totale 179.842

Raste pozitive 34.944

Raste të shëruara 17.031

Raste Aktive 17.170

Humbje jete 743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8867

Fier 1373

Durrës 1252

Korçë 955

Shkodër 867

Vlorë 833

Elbasan 810

Lezhë 678

Berat 508

Gjirokastër 493

Kukës 375

Dibër 159

Leave A Reply

Your email address will not be published.