Ulqinaku: Rrëzohen disa teori për Covid-19. Vala e dytë në tetor

0 372

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, foli për situatën nga pandemia koronavirus në vendin tonë. Çfarë dimë më shumë për Covid-19? A mund të ketë viruse të ngjashëm së afërmi? Kur mund të aplikohet vaksina në Shqipëri? Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilave epidemiologu i dha përgjigje në A2. “Virusi nuk është zbutur, por tashmë ne mund të vërtetojmë ato teoritë e gabuara, se virusi qëndron në ajër për 3 orë, nuk është aq agresiv në sipërfaqet e tavolinave, ndërsa qëndron teoria se kontakti i afërt është shumë agresiv dhe shumë i mundshëm për t’u infektuar. Shembujt për këtë janë të shumtë, duke filluar nga rastet në burgje, në azilet e të moshuarve apo në vatrat familjare”.

Vala e dytë mund të vijë në tetor

“Fatkeqësisht qëndron teoria që virusi mund të rikthehet gjatë vjeshtës. Ne duhet ta marrim shumë seriozisht valën e dytë, e cila mund të vijë në tetor-nëntor. Ne duhet të “eksperimentojmë” në këto muaj, ku jemi në nivele shumë të mira”.

A mund të ketë viruse të ngjashëm së afërmi?

“Viruset pësojnë mutacione. Por, të paktën historikisht, do një periudhë 30-40 vjeçare që do të vijë një tjetër virus i ri”.

Ka pak mundësi që vaksina të vijë këtë vit në Shqipëri, edhe nëse del në shtator

“Virusi nuk po tregon shenja se ka ndërmend të largohet. Kjo do të thotë se ne do të bashkëjetojmë me virusin për një kohë të gjatë. Vaksina edhe nëse del në shtator, të pakta janë gjasat që popullata shqiptare të ketë akses këtë vit. Kjo varet shumë nga politikat botërore. Janë shumë shtete që lobojnë shumë përpara të tjerëve. Për gripin e derri, disa shtete lobuan për të parapaguar për të gjithë popullatën për nevojat e tyre. Edhe nëse del vaksina, sërish ajo nuk të mbron 100%. Shpresojmë në zbutjen e trendit dhe në një imunizim të tufës. Rastet e reja janë edhe një lloj vaksinimi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.