Ulsi Manja emëron drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve

0 16

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajtën.

Rajta, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme, ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.

Ai ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Rajta ka kryer detyra të rëndësishme në Administratën Publike.

Së fundmi ai kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.